Iftuar në “S’e luan Topi”, aktori Visjan Ukcenaj ka folur për familjen, marrëdhënien në çift dhe problemet që kanë kaluar në jetë.
Ai foli për raportin e tij me vëllain, dhe sesi ka ndikuar largimi i tij nga Shqipëria.
“Vëllai nuk është se iku larg, në Gjermani, por iku shumë papritur. Ai ishte shumë mirë i pozicionuar këtu në punë, dhe u largua para 1 viti. E mbajta veten shumë kur ditën që u largua të mos qaja, por pasi ai iku qava shumë”, tha aktori për “S’e luan Topi”.
Ai tha se marrëdhënia për vëllain është shumë e rëndësishme, “jemi një gjak që lëviz në dy trupa”.