Të hënën në Tiranë u mblodhën liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit, për herë të parë të mbajtur jashtë kufijve të unionit.
Mes shumë diskutimesh serioze, pas mbledhjes zyrtare ka pasur dhe momente gazmore dhe surpriza.
Rama ka befasuar të ftuarit e tij, me disa “pizza” me emrin “Berlin Samit”, që në ambalazh ka foton e tij të transformuar në kuzhinier, ndërsa brenda ka një piatancë me pikturat e kryeministrit.
Liderët duket se janë befasuar nga kjo dhuratë, ndërkohë që nuk kanë munguar as të qeshurat.
“Kam menduar për të gjithë ju nga një dhuratë të ‘çmendur’,” dëgjohet të thotë Rama.
Ndërkohë Mark Rutte i Holandës, e pyet se si e ka bërë një dhuratë të tillë.