Një nxënës i shkollës së mesme “Hydajet Lezha” është shoqëruar në ambjentet e komisariatit pas kallëzimit të bërë një mësuese e cila pretendon se është goditur me karrige nga nxenesi.
Mësuesja është dërguar ne spitalin rajonal të Lezhës për shkak të dëmtive në krah.
Nuk dihet me saktesi shkaku i debatit por dyshohet se konflikti ka lindur per shkak te mungesave te vazhdueshme.
Bojkotohet mësimi nga stafi i mësuesve.