4 shqiptarë humbën jetën në një aksident tragjik në punë në Hamburg të Gjermanisë. Ndërkohë një prej punëtorëve, 33-vjeçari Alfred Visha, ndodhet në gjendje kome.
Baba i tre fëmijëve, Visha mësohet se punonte për të siguruar jetën e tre fëmijëve të mitur të cilët jetojnë në Shqipëri në një fshat të Matit.
Ndërkohë puna e tij ishte sezonale, pasi Visha largohej drejt Gjermanisë çdo tre muaj me pasaportë shqiptare.
Punëtoret shqiptarët po punonin në katin e tetë të objektit kur skela e tyre u shemb pranë boshtit të ashensorit. Pasi u rrezuan frikshëm në thellësi, materialet e ndërtimit dhe shtyllat e hekurit të skelës u ranë përsipër. Ekipi i kërkim shpëtimit me 150 persona gjeti të vdekur në vend 4 punëtore shqiptarë me plagë e trauma të shumta.