Stuhia “Ciara” që përmbyti Firencen dhe Toskanën, ka përfshirë këtë të premte dhe Shqipërinë, ku janë shfaqur problematika në disa qytete.
Në Tiranë bëhent me dije se si pasojë e erës së fortë, një objekt është shkëputur nga një pallat dhe ka dëmtuar në kokë një efektiv policie.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Pallatit me shigjeta në kryeqytet.
Polici është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Po ashtu nga stuhia ka rrëzuar edhe disa pemë, ku njëra ka zënë poshtë dy makina. Nuk raportohet për të lënduar.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.11.2023, rreth orës 13:00, në afërsi të pallatit me shigjeta, si pasojë e rreshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë shtetasin M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim.
Shtetasi M. Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.