Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia në Maliq për veprën penale dhunë në familje. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Pojan, mbrëmjen e djeshme.
Sipas informacioneve të konfirmuara pranë policisë, bëhet me dije se 52 vjeccari ka qenë në gjendje të dehur kur ka goditur dhe plagosur bashkëshorten e tij 42 vjecce, duke i thyer hundën. Ai po ashtu e ka kërcenuar që të mos tregojë pranë policisë se ccfarë kishte ndodhur, por forcat e komisariatit të Maliqit kanë mundur të zbardhin të gjithë dinamikën e ngjarjes.
Pas mjekimit në spital, bashkëshortja është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa bashkëshorti me iniciale A.R. u vu në pranga nga policia.