Futbollisti i Egnatias që humbi jetën pas një arresti kardiak në fushë, Raphael Dwamena u pyet më 15 shtator, ditën e lindjes së tij se cila ishte dhurata më e rëndësishme që kishte marrë për ditëlindje.
Ai tha se dhurata më e bukur ishte jeta dhe pavarësisht gjithçkaje ishte i lumtur që kishte jetën.
“Dhurata më e bukur për ditëlindje është që po jetoj. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Shumë njerëz nuk janë këtu mes nesh dhe janë ndarë nga jeta. Gjëja më e bukur që Zoti më ka dhënë është jeta. Të shënosh është ndjenjë pozitive, por jam gjallë. Kjo është super,” – u shpreh futbollisti.
https://streamable.com/5bujhi