Është vendosur arrest me burg për 59-vjeçarin që ngacmoi seksualisht 12-vjeçaren në Pojan.
Anesti Sala nuk ka pranuar në sallën e gjyqit që ka ngacmuar 12-vjeçaren. Ai është shprehur para trupin gjykues që nuk e njeh këtë familje.
Është ndeshur me to në një moment të vetëm kur kanë pasur një debat që sipas tij edhe ky debat është zhvilluar në gjendje të dehur. Konflikti ka qenë me gjyshen e vajzës.
Ndërkohë gjyshja e 12-vjecares ka pohuar faktin që është konfliktuar me 59-vjecarin por për arsye të ngacmimit të vazhdueshëm dhe përndjekjes së mbesës së saj.