Ne foto: Anila Grishaj
Një ngjarje tragjike ndodhi ditën e djeshme në Treviso, Itali, ku një 26-vjeçare shqiptare humbi jetën teksa ishte duke punuar në kompaninë ushqimore Bocon.
Sipas mediave italiane dyshohet se vdekja e Anila Grishajt, mund të jetë shkaktuar nga një gabim njerëzor. Referuar burimeve hetimore, La Repubblica shkruan se makanizmi që i shkaktoi vdekjen të resë shqiptare, dyshohet se ishte aktivizuar pa dashje nga një koleg i viktimës.
26-vjeçarja ishte në një pozicion të rrezikshëm, por me besimin se pajisja ishte çaktivizuar nga kolegu i saj. Makineria tashmë është sekuestruar. Ndërkohë, Prokuroria Publike e Trevisos ka nisur hetimet për mundësine e vrasjes nga pakujdesia.Sindikatat organizuan një protestë mëngjesin e sotëm jashtë uzinës, punonjësit e së cilës nuk kanë asnjë anëtar të sindikatës.
Megjithatë, synimi i shoqatave është të kërkojnë një takim për të trajtuar më me kujdes çështjen e sigurisë.Në mëngjes, një delegacion i inspektorëve të Spisal shkuan në kompani dhe sipas asaj që u tha nga mediat italiajt, mësohet se aktiviteti prodhues i kompanisë ka rinisur rrethullisht.