Një vajzë e moshës 20-vjeçare është denoncuar e humbur nga familjarët në Korçë.
Ka qenë e ëma e vajze cila ka bërë një kalllëzim në komisariatin e policisë se e bija është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer.
Sipas deklarimve të 56-vjeçares, vajza 20-vjeçare vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Policia e Korçës bën me dije se po vijon puna për lokalizimin dhe gjetjen e 20-vjeç
“Më datë 28.11.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja K. L., 56 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa, vajza e saj, shtetasja M. L., 20 vjeçe, banuese në Korçë, e cila sipas deklarimit të 56-vjeçares, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.