Aksidenti ku vdiq vajza e deputetit Tavo, mediat: Ishte pasagjere, shoferi në gjendje të rëndë

Eva (Evanthia) Tavo, vajza e politikanit të njohur Vangjel Tavo ka ndërruar jetë dje në Maqedoninë e Veriut si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor. Portalet dhe gazetat në Shkup e kanë raportuar thatë lajmin, duke shkruar vetëm për vdekjen e një pasagjere nga Shqipëria dhe plagosjen e shoferit.

Mirëpo, pasi newsbomb.al dhe mediat e tjera në Shqipëri raportuan se viktima ishte vajza e ish-deputetit dhe ish-ministrit të LSI Vangjel Tavo, pas dhe vetë reagimit prekës të këtij të fundit, këtë të mërkurë artikujt janë pasqyruar dhe në mediat maqedonse.

Ato shkruajnë se Eva Tavo ishte pasagjere në një mjet tip “Audi” që po lëvizte në autostradën “Nënë Tereza” me drejtim nga Tetova për në Shkup.

Fatkeqësisht, në fshatin Llaskarcë makina ka dalë nga rruga dhe vajza e politikanit Vangjel Tavo ka ndërruar jetë në vend. Kjo është konstatuar nga mbërritja e ekipeve mjekësore, të cilët kanë bërë me dije se 24 vjeçarja ka humbur jetën menjëherë nga plagët e marra.

Referuar mediave maqedonse, edhe shoferi i mjetit me inicialet V.M, 40 vjeç, ka marrë plagë të rëndë dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

“Me datë 28.11.2023 në ora 14:00 në SVR-Shkup është raportuar se në autostradën “Nënë Tereza” në drejtim nga Tetova për në Shkup, në zonën e fshatit Llaskarcë, automjeti “Audi” me targa shqiptare, i cili drejtohej nga shtetasi shqiptar V.M (40), ka dalë nga rruga.

Nga plagët e marra në aksident pasagjerja E.T.(24) nga Republika e Shqipërisë ka ndërruar jetë në vend, ndërsa nga mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen. Shoferi i VM është lënduar rëndë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *