Kush e vrau Liridona Murselin? Avokati shpjegon pse vrasja e 30-vjeçares është e planifikuar

“Vrasja e Liridona Murselit ngjan si një ngjarje e planifikuar mirë!”

Këto ishin dyshimet e ngritura mbrëmjen e djeshme nga avokati i njohur në Kosovë Arbër Jashari, në lidhje me vrasjen e 30-vjeçares Liridona Murseli.

I ftuar ditën e sotme në “Shqipëria LIVE”, Murseli ka sqaruar këtë deklaratë, teksa tregoi pistat në të cilat ai dyshon për këtë ngjarje të rëndë. Sipas Jasharit, deklaratat e fëmijëve do jenë ato që do e zbardhin vrasjen, teksa i dyshuar për momentin është dhe bashkëshorti i 30-vjeçares, Naim Murseli.

 “Grabitjen dhe vrasjen i ndan vetëm motivi. Grabitësi do vetëm të marrë diçka dhe largohet. Nuk ndodh që të ndalohen makina dhe të grabiten. Ndalohen vetëm ato persona që dihet se qarkullojnë me shuma të mëdha. Grabitësi ka për qëllim të marrë kuletën, e jo jetën. Do të të frikësojë, por vetëm kaq. Nuk duan t’i shtojnë vetes një krim më të rëndë. Megjithatë, kjo do zbardhet nga hetimet nëse kjo ishte vrasje.

Unë dyshoj për disa pista, e para një vrasje e planifikuar nga grabitësit për qëllime të ndryshme që ne nuk i dimë.  Unë nuk kam dashur të vendos gishitin ndaj bashkëshortit, sepse ai ëhstë më i dëmtuar, por organet e rendit duhet të jenë vigjilente dhe të hetojnë të gjitha psitat.

Megjithatë, mund të jetë dhe një grabtije e shkuar keq. Ata mund të kenë bërë rezistencë dhe ata i kanë qëlluar. E di që pistoleta është shkrepur në kokën e vajzës dhe këto detaje japin indikacione për më shuëm se grabitje.

Deklarat e fëmijëve do e zbardhin, sepse ata janë të padjallëzuar, ata do thonë të vërtetën, do jenë të sinqertë në deklaratat e tyre. Do kenë shumë peshë për zbardhjen e krimit. Në rastin konkret, fëmijët duhet të pyeten jo në prezencën e babait sepse ai për momenti nështë i dyshuar.”- tha avokati.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *