Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ka ndarë detajet për zhdukjen dhe vrasjen 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe të një të moshuari, të cilët rezultonin të zhdukur prej një jave.
Spasovski tha se lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar 5 persona, ndër to edhe babi i vajzës. Sipas ministrit njëri prej personave ka organizuar krimin në marrëveshje me një babanë e të miturës me qëllim zhvatjen e parave nga nëna e Vanjës.
“Gjatë natës së kaluar trupat e dy personave që u shpallën të humbur janë gjetur nën koordinim dhe udhëzim të Prokurorisë Publike. Edhe pse fundi nuk ishte ashtu siç donim, për t’i gjetur të gjallë. Trupat janë varrosur, njëri në rrethinën e Shkupit, tjetri në rrethinën e Velesit. Pas masave të marra nga policia, ata u arrestuan dhe u grumbulluan provat materiale.
Pesë persona janë ndaluar, tre persona janë ndaluar, babai është ndaluar dhe një person në arrati.Motivi është favorizimi, ku njëri prej personave ka organizuar krimin në marrëveshje me një familjar me qëllim zhvatjen e parave nga nëna e Vanjës.
Me atë automjet është marrë e mitura para hyrjes së banesës, babai ka ndarë informacione për ditën dhe orën e daljes së vajzës së tij”, informon Spasovski.
14-vjeçarja u raportua e zhdukur që prej datës 27 Nëntor në Shkup teksa kthehej nga shkolla. Më herët ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski tha se për gjetjen e Vanja Gjorçevska ishin vënë në kërkim qindra efektivë policie.