Reshjet e dëborës kanë përfshirë juglindjen e vendit në lartësinë mbi 1300 m. Raportohet se në rrugën Boboshticë-Dardhë aktualisht ka reshje dëbore, ndërsa po punohet për pastrim dhe kriposje në të gjithë segmentin.
Sakaq, autoritetet apelojnë që në segmentin e Dardhës rekomandohen gomat dimërore. Ndërkohë, zonat e tjera më të ulëta janë përfshirë nga reshjet e shiut. Aktualisht situata është normale, në zonat e përfshira po punohet për pastrim dhe kriposje.
Në Dardhë gjatë natës ka rënë mbi 5 cm dëborë, ndërkohë që reshjet e dëbëorës kanë nisur edhe në Voskopojë dhe në Qafën e Qarrit.
Aktualisht po punohet për pastrimin e akseve. Situata duket nën kontroll dhe nuk raportohen probleme.
Në një prononcim për Euronews Albania, meteorologia Lajda Porja tha se temperaturat duke filluar nga e premtja do të bien ndjeshëm duke zbritur në -5 gradë celcius.
“Dita e premte të ketë një rënie të temperatruave dhe në mëngjes kjo do të sjellë reshje të dëborës në zonat malore. Të premten do të kemi rënie duke bërë që dhe fundjava të ketë -5, -6 gradë celcius në zonat verilindore dhe maksinalet nga 19 sot do të jenë jo më shumë se 12 gradë”, tha Porja.
Ndërkohë dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare, ka paralajmëruar se do të ketë përkeqësim të situatës detare.
Sipas meteorologes, era do të shkojë deri në 80 km në orë, në det të hapur.