IMT dhe policia bashkiake në Pogradec kanë nisur prej ditës së djeshme aksionin për shembjen e objekteve në territorin e parkut turistik të Drilonit.
Në zonën ku do të zbatohet projekti për parkun ujor Drilon-Tushemisht sipas të dhënave po prishen disa objekte të ndërtuara ndër vite me struktura betoni, por dhe urat e ngritura mbi ujërat e lumit dhe disa objekte të tjera të vjetra.
Sipas të dhënave prishja e tyre i hap rrugë zbatimit më të shpejtë të projektit për të cilin këto ndërtime ishin bërë pengesë prej muajsh.
Aksioni pritet të vijojë edhe nesër me shembjen e disa objekteve të tjera në Tushemisht.
Në këtë aksion është pjesë mbështetëse edhe policia e shtetit, por vërehet se nuk është shënuar ndonjë incident pasi nuk ka pasur rezistencë nga pronarët e objekteve. Ata ishin njoftuar më herët për prishje vullnetare.