Drejtori i burgut të Peqinit Kamber Hoxha, ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen ku mbeti i vrarë një prej të burgosurve, në institucionin që ai drejtonte.
Autori Sokol Mjacaj mësohet se ka patur vizita nga vëllai dhe nga një vajzë, që prezantohej herë si kushërira e herë si mikesha e tij.
Drejtori Hoxha ka dëshmuar se ushqimet në burg Mjacajt ja ka sjellë vëllai i tij Paulin Mjacaj, ndërkohë në rastet e tjera ia ka sjellë një shtetase që është prezantuar si kushërira e tij.
Por ai shtoi se kjo shtetase e identifikuar si Ilda Rapo, e cila në një rast nuk është prezantuar si kushërira por si mikeshë.
“Nuk mund ta sqaroj se si ka ndodhur, pasi kontrolli është kryer, por mund të këtë pasur neglizhencë në ndonjë moment të caktuar nga punonjësit e policisë të cilët kanë kryer kontrollin. Kontrolli kryhet kryesisht me dorë duke i kontrolluar një për një sendet dhe me dedektor dore. Nga verifikimet që bëra sot pas ngjarjes, për vitin 2023 ka bërë 5 (pesë) takime dhe i fundit ka qenë në datën 25 gusht 2023. Nga verifikimi për futjen e ushqimeve, nga data 01.09.2023 deri sot ka futur ushqime në datën 01.09.2023, 14.09.2023, 22.09.2023, 03.10.2023 dhe 16.11.2023.
Në datën 01.09.2023, i ka sjellë i vëllai Paulin Mjaca, kurse në rastet e tjera i ka sjellë kushërira e tij me emrin Ilda Rapo. Kjo shtetase në katër raste është prezantuar si kushërirë dhe në datën 16.11.2023 është prezantuar si mikëshë. Personi që sjell ushqimet regjistrohet nepërmjet kartës së identitetit dhe pyetet i burgosuri nëse është dakort që ti pranojë ose jo ushqimet. Për rastin konkret, për periudhën që unë jam në detyrë nuk ka pasur rast të tillë, duke u bazuar në informacionin paraprak që kam marrë. Në dijeninë time për këtë periudhë nuk ka pasur asnjë konflikt”-tha ai.