Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Italinë, ku një grua shtatzënë është vrarë në mënyrë çnjerëzore e goditur disa herë me thikë.
Autoritetet thonë se i dyshuari kryesor është një 41-vjeçar shqiptar nga Kosova, i identifikuar si shtetasi Bujar Fandaj me banim në Altivole.
26-vjeçarja Vanessa Ballan u gjet e vrarë në derën e shtëpisë së saj në fshatin Spineda di Riese Pio X, të Trevisos. Ajo ishte disa muaj shtatzënë dhe priste fëmijën e dytë.
Sipas informacioneve të deritanishme, Vanessa punonte në një supermarket ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes ishte klient. Ai e ka qëlluar të paktën 7 herë me thikë gruan shtatzënë duke e lënë të vdesë në mes të një pellgu gjaku në derën e shtëpisë së saj.
Motivet e ngjarjes tronditëse janë ende të paqarta.
Dinamika e krimit makabër
Autoritetet italiane thonë se menjëherë u kuptua se vrasësi ishte dikush që Vanessa Ballan e njihte. Ajo ia hapi derën, por u sulmua dhe u vra. Partneri i saj, i cili ishte me të në shtëpi, edhe pse në tronditje, arriti t’i jepte elemente të dobishme hetuesve, të cilët ndoqën menjëherë një pistë të saktë. Arma e vrasjes nuk është gjetur ende.
Çifti ka një djalë 4 vjeç, i cili në momentin e krimit ishte në kopsht. Të dy kishin banuar prej vitesh në fshatin e vogël Riese, një lagje e vogël banimi me shtëpi gjysmë të ndara dhe një parukeri, që viktima frekuentonte.
Lidhur me krimin tronditës ka reaguar edhe presidenti i Venettos, Luca Zaia.
“Ne jemi përballë një feminicidi me konturet dramatike: dy viktima, një nënë dhe fëmija e saj, u vranë barbarisht sot. E gjithë kjo vetëm pak ditë para funeralit të Giulia Cecchettin. Tashmë mund të njoftoj se do të jap një mandat për Rajonin e Venetos për të organizuar zi rajonale në ditën e varrimit të Vanessa Ballan”, shkroi ai.
Reagimi i presidentit të Venettos
Foto nga vendngjarja