Pronari i një qendre masazhi në Tiranë, është arrestuar nga policia pasi e kishte përshtatur ambientin për prostitucion.Në pranga të policisë ka rënë Ervin Salku, 39-vjeç dhe Helena Melcini 39-vjeçe të dy banues në Tiranë.
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja V. V., 39 vjeçe, banuese Tiranë.Ervin Salku, administronte qendrën e masazheve në rrugën “Tish Daija”, në të cilën ishin të punësuara Helena Melcini, dhe V. V. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë subjekt ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.