Një ngjarje ka ndodhur në Durrës, ku një 41-vjeçare nënë e katër fëmijëve i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë.
Shkak mësohet se është bërë një profil fals i hapur në emrin e saj në “Tik Tok” nga koleget e punës, ku denigrohej nga ana morale.
Nëna e katër fëmijëve, B.Loka është transportuar më 2 janar në spital nga bashkëshorti i saj, Xh.Loka për shkak të gjendjes së rëndë ajo u transportua drejt Traumës, ku edhe ndërroi jetë një ditë më vonë.
Policia ka nisur tashmë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti të rëndë, ndërsa mësohet se gruaja kishte denoncuar një vit më parë pranë autoriteteve këtë adresë false që i denigronte figurën nga ana morale, por nuk dihet nëse është marrë parasysh apo jo.
Mësohet se gruaja me origjinë nga Dibra, jetonte në Durrës me fëmijët e saj, më i madhi 21 vjeç dhe më i vogli 10 vjeç, ndërsa bashkëshorti ishte emigrant në Greqi, dhe ishte kthyer për festat e fundvitit.