Një 51-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në bordin e tragetit ‘Rigel II’, që ishte nisur nga Durrësi dhe mbërriti në Bari në orën 08:30.
Shqiptari i Kosovës kishte një sëmundje që shkaktoi arrest kardiak. Anëtarët e familjes së 51-vjeçarit ngritën alarmin dhe i kërkuan ekuipazhit për ndihmë.
Në portin e Barit, përveç efektivëve të Autoritetit Portual dhe policisë kufitare, ka ndërhyrë edhe stafi i Usmaf-it, Zyra e Shëndetit Detar, Ajror dhe Kufitar.
Trupi iu është dorëzuar anëtarëve të familjes që po organizojnë riatdhesimin.