Është arrestuar 52-vjeçari Ilir Krojë banuse në Nikël të Fushë-Krujës. Ilir Krojë ishte i shpallur në kërkim nga policia e shtetit pasi në vitin 2020 ka 200 kultivuar bimë.
Për t’i shpëtuar arrestimit nga autoritetet, 52-vjeçari kishte ndërtuar një dhomë të nëndheshme ku qëndronte i fshehur për më shumë se 3 vite.
Policia e Krujës ka rënë në gjurmët e 52-vjeçarit i cili më herët ishte i dënuar me 8 vite burg në mungesë.
Dikush ka njoftuar policinë dhe ka informuar se ky shtetas fshihej në shtëpinë e tij, dhe kishte sajuar dhomën e nëndheshme.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, kanë konstatuar poshtë mobiljeve të kuzhinës, një derë me shkallë zbritëse në një dhomë të nëndheshme, të cilën 52-vjeçari e përdorte për tu fshehur nga policia. Në këtë dhomë u bë dhe arrestimi në flagrancë i Ilir Krojës.
Njoftimi:
Kishte përshtatur një vend të fshehtë, në banesën e tij, për tu strehuar, ndërkohë që ishte në kërkim nga Policia, kapet dhe vihet në pranga 52-vjeçari.
52-vjeçari i dënuar me 8 vjet burgim për kultivim bimësh narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të operacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, pas informacioneve të marra se në Nikël, një shtetas i kërkuar nga Policia, strehohej në një ambient të cilin e kishte impovizuar për tu fshehur, në banesën e tij, menjëherë kanë organizuar punën, dhe kanë ushtruar kontroll në adresën e dhënë.
Si rezultat u kap dhe vu në pranga shtetasi Ilir Krojë, 52 vjeç, banues në Nikël.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë, kanë konstatuar poshtë mobiljeve të kuzhinës, një derë me shkallë zbritëse në një dhomë të nëndheshme, të cilën 52-vjeçari i ndaluar, e përdorte për tu fshehur nga policia.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi në vitin 2020 ka 200 kultivuar bimë në Njësinë Administrative Nikël.