Banorja e BBV, Ledjona Xheladinaj, ka rrëfyer marrëdhënien me ish-partnerin pas ndarjes.
Gjatë një bisede me konkurrentët në garë, gazetarja tregoi se e ka “xhan” babain e vajzës së saj, teksa shtoi se kanë kaluar momentet më të bukura së bashku.
Ledjona Xheladinaj u shpreh se tashmë ai ka krijuar jetë të re me dikë tjetër, por vazhdojnë komunikimin së bashku, duke theksuar se kjo është shumë e rëndësishme për fëmijën e tyre.
“Patjetër që e kam xhan babain e vajzës, kam kaluar momentet më të bukura. Është babai i fëmijës tim, asnjëherë nuk e kam menduar, kemi edhe komunikim për vajzë. Është me dikë tjetër, ka krijuar jetën e vet.
Kjo është e rëndësishme për fëmijën. Sido që të jetë puna nuk mund t’i mohosh babain ose nënën”, tha ajo.
Pjesë nga biseda:
Romeo: A e ke xhan babain e vajzës?
Ledjona: Patjetër, sepse kam kaluar momentet më të bukura
Romeo: Bravo
Ledjona: Është babai i fëmijës tim
Romeo: Prandaj po të pyes
Ledjona: Asnjëherë nuk e kam menduar që… Ne kemi edhe komunikim për vajzën
Romeo: Ai është me dikë tjetër?
Ledjona: Ai është me dikë tjetër tani, ka krijuar jetën e vet
Egla: Është shumë e rëndësishme për fëmijën
Ledjona: Për fëmijën është shumë e rëndësishme se sido që të jetë puna nuk mund të mohosh babain ose nënën.