Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, teksa një 40-vjeçar ka ndërruar jetë.
Mësohet se viktima është gjetur i pajetë në një banesë që kishte marrë me qira, në lagjen 12 të qytetit juglindor. Viktima është me origjinë nga Tirana, teksa ende nuk dihet shkaku i vdekjes. Në trupin e viktimës, sipas policisë, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Në lagjen nr.12, Korcë, në një banesë të marrë me qira, është gjetur i pajetë nga punonjësja për mirëmbajtjen e banesës, shtetasi O. R. 36 vjeç, banues në Tiranë.
Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.