Nëna e 31-vjeçares shqiptare Lorela Kapaj, e cila u la në burg pasi ishte pjesë e një rrjeti që prostituonte vajza të mitura, ka folur për mediat greke dhe ka mohuar përfshirjes e vajzës së saj në aktivitetin për të cilin akuzohet.
Ajo shprehet se vajza e saj punonte si estetiste dhe se vajzat e mitura për të cilat ajo kauzohet se i trafikonte seksualisht, vinin në shtëpinë e saj vetëm për të bërë qerpikët.
“Të gjithë e njohin, ajo nuk është e përfshirë. Ajo kurrë nuk është ngatërruar në punë të tilla. Vajza punonte, vetëm punonte. Ka bërë dy punë për të mbijetuar. Kam pasur një atak në zemër, jam bllokuar. Ajo kurrë nuk ka dëmtuar asnjë njeri.
Shpresoj që e vërteta të dalë në shesh. Ajo ka punuar që e vogël. Me paratë të paguara nga puna si estetiste, ajo pagoi mësuesin që kishte për fëmijën e saj. Sigurisht që do të kishte para, nëse do t’i bënte të gjitha këto. Po ju them, nuk ka bërë asgjë. E pashë 17-vjeçaren që vinte për të bërë qerpikët dhe jo vetëm ajo. Vinin vajza për të vendosur qerpikët. Vajza ime nuk ka lënduar askënd”, ka thënë nëna e Lorela Kapajt.
31-vjeçarja u arrestua në Greqi, teksa akuzohet se joshte vajza të mitura dhe u linte takime me persona të pasur, për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave. Po ashtu, ajo i fotografonte vajzat e mitura dhe fotot e tyre i shpërndante në rrjete pornografike, ku gjente klientë të tjerë.