E mitura për të cilën mjeku Dervish Hasi e ka quajtur gruan e tij të 4, ka dëshmuar para punonjësve të Komisariatit nr. 1 në Tiranë.
Ajo është shprehur se çdo gjë ka qenë me dëshirën e saj pa u detyruar nga askush tjetër.
Më tej e mitura ka shtuar se ajo është e martuar më një hoxhë duke iu referuar edhe personit të arrestuar Dervish Hasi 42 vjeç.
Sa i përket akuzave për shfrytëzim prostitucioni deri në këtë fazë hetuesit nuk e kane të qartë këtë pistë pasi edhe vetë e mitura e ka mohuar.
Gjatë këqyrjes së telefonit celularë policia ka zbardhur një video intime mes Dervish Hasit dhe të miturës për të cilën ende nuk është verifikuar periudha kohorë.
Dëri më tani vepra penale për të cilën i është referuar Dervish Hasit është vetëm ajo e marrëdhënieve seksuale me të mitur
Mjeku një ditë më parë kur iu vendosen prangat ka treguar së e mitura është gruaja e tij e 4, e sipas tij për këtë fakt ishin në dijeni edhe 3 gratë e tjera të cilat i mbante në të njëjtën banesë.
Policia këtë të premte ka vijuar edhe më marrjen ne pyetje të 3 grave të Dervish Hasit si dhe familjarëve të të miturës.
Hasi edhe më herët ka qenë subjekt i policisë së shtetit e ndërsa në vitin 2019 në makinën e tij u vendos një sasi lëndë plasëse.