Një vrasje me armë gjahu ka ndodhur ditën e sotme në Burrel, ku 63-vjeçari, Islam Meta ka qëlluar për vdekje 52-vjeçarin, Petrit Kuka.
Dyshohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur për hakmarrje, pasi viktima në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e 63-vjeçarit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 21.01.2024, në fshatin Vig, në Burrel, shtetasi I. M., rreth 63 vjeç, ka vrarë me armë gjahu shtetasin P. K, rreth 52 vjeç. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje, pasi ka kryer krimin ka telefonuar Policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima shtetasi P.K., në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e shtetasit I.M.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë shoqërimin e shtetasit I.M , në komisariat.