Autoritetet italiane kanë publikuar autopsinë e Bledar Dedjës, i cili u gjet i vrarë në një pyll të Trevisos disa ditë më parë.
Bledar Dedja u vra pasditen vonë të së shtunës, 20 janar. Ai u gjet i vdekur, me plagë të shkaktuara me thikë, 100 metra larg makinës së tij në një zonë pyjore në Treviso.
Sipas autopsisë 39-vjeçari Bledar Dedja është qëlluar 20 herë me thikë në trup. Ndërsa nuk përjashtohet pista që në vrasjen e 39-vjeçarit të jenë përfshirë disa persona.
Bledar Dedja u gjet në pyll gjysmë i veshur dhe me pantallona të ulura. Për rrjedhojë dyshohet se vrasja mund të ketë qenë për motive pasioni dhe se fakti që autorët e kanë lënë gjysmë të zhveshur viktimën tregon se ata kanë dashur ta poshtërojnë.
Dyshohet se Dedja ka patur marrëdhënie jashtëmartesore me gruan e një bashkatdhetari.
Hetuesit mendojnë se shqiptari është qëlluar me thikë në fund të marrëdhënies seksuale.
Për momentin, pista që po ndjekin hetuesit të çon në një vrasje pasioni në fund të një marrëdhënieje seksuale. Megjithatë, nuk mund të përjashtohet që pantallonat e ulura të jenë një shpërfytyrim dhe një shenjë hakmarrjeje ndaj Bledarit.
Autoritetet italiane po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrathanave të plota të varsjes misterioze.