Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e zbuluar mëngjesin e sotëm, ku Jetnor Zhaboli mbante mbyllur dhe dhunonte gruan, nënën dhe vajzën e tij.
Mësohet se 35-vjeçari ishte me profesion ekonomist, teksa prej fillimit te marrëdhënies me bashkëhsorten e tij, ka qene xheloz dhe kontrollues. Kjo gjendje u përkeqësua me kalimin e kohës, pasi përveç dhunës psikologjike nisi dhe ajo fizike për familjarët.
Raportohet se Zhaboli kishte instaluar kamera në çdo cep të banesës madje edhe në dhomën e gjumit dhe në tualet dhe i monitoronte nga celulari familjarët, kur nuk ishte në banesë. Po ashtu, ai kishte montuar bllokues valësh që familjaret të mos bënin telefonata të pa kontrolluara.
Kjo jetesë i kishte shkaktuar stres bashkëshortes së tij e cila kishte tentuar vetëvrasjen disa herë. Në banesë, policia gjeti dy letra që gruaja kishte shkruar për familjaret e saj, ku ju linte lamtumirën dhe u kërkonte falje.
Këtë dhunë e përjetonte edhe nena e tij, e cila ishte e pafuqishme për të kundërshtuar të birin dhe për të mbrojtur nusen dhe mbesën.