Sajmira Drajçi vjehrra e 18-vjeçares që u vetëhelmua dy ditë më parë me fostoskinë në Lushjnë, thotë se nusja nuk ka patur asnjë problem me djalin e saj. Policia njoftoi dje se 18-vjeçarja ndërroi jetë në spitalin e Lushnjës, pasi kishte konsumuar fostoksinë nga konfliktet e vazhdueshme me partnerin e saj 24-vjeçar.
Por vjehrra e të resë mohon që çifti të kenë patur debate. Në një prononcim për mediat e ëma e të fejuarit të 18-vjeçares thotë se të rinjtë kishin 25 ditë që ishin fejuar dhe se nusja kishte kohë që jetonte në shtëpinë e tyre. Ajo insiston se djali i saj nuk ka ushtruar dhunë ndaj 18-vjeçares dhe as nuk e ka kërcënuar.
E tronditur nga ngjarja, vjehrra pretendon se djali dhe ajo vetë bashkë me të shoqin e kanë mbajtur në “pëllëmbë të dorës nusen e re” dhe se “çifit nuk janë zënë kurrë”, sipas saj.
Ndërkohë babai i 24 vjeçarit, Arben Drajçi thotë se çifti s’kanë pasur asnjëherë konflikte dhe se vajza bullizohej në shkollë. Ai thekson se nusja e tij ka konsumuar fostoksinën dhe e ka lajmëruar djalin e tij Entilo Drajçi, në ditën që sipas tij ajo kishte ardhur duke qarë nga shkolla.
Të njëjtën gjë pretendon edhe vjehrra e 18-vjeçares, e cila zbuloi se të rinjtë kishin dy vite që njiheshin. Ata ishin njohur në rrjete sociale. Vjehrra e tha se e reja ishte shumë e ngarkuar për shkak të shkollës. Ajo thotë se një ditë para se vajza të merrte aktin ekstrem kishte shkuar tek familja e saj pasi kishte një provim në shkollë.
Kujtojmë se policia ka nisur hetimet në gjendje të lirë për të fejuarin e 18-vjeçares.
Për policinë, e cila po heton ngjarjen e rëndë, vajza dyshohet ta ketë kryer këtë veprim në kushte të rënduara psikologjike pas konflikteve të vazhdueshme me të fejuarin e saj 24-vjeçar nga një fshat pranë, vetëm 3 kilometra larg.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 24 vjeç, banues në fshatin Çukas, pasi dyshohet se nga konfliktet e vazhdueshme me bashkëshorten e tij, shtetasen B. M., 18 vjeçe, banuese në fshatin Fiershegan, ajo ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe për pasojë ka humbur jetën, në spital”, njoftoi policia dje.
Vjehrra: Nuk bën vaki që të ndodhë një gjë e tillë, çuni e mbante në pëllëmbë të dorës…Nuk bën vaki që nusja të ketë patur dhunë dhe torturë, pyetni kë të doni….nuk bën vaki nuik janë zënë kurrë. Neve 25 ditë kishte që e kemi fejuar çunin, por nusja ka ardhur më përpara në shtëpi..Nëve nusen e
Mbajtur në shtëpi në pëllëmbë të dorës. Kam punuar unë, vjehhri, çuni… nusen e mbanim këtu. Dilte bridhte me çunin ku ti donte kokrra qejfit.
Nusja nuk ka pasur ansjë akses, e di i gjithë fshati. Nuska ka qenë viti i tretë gjimnaz. Me dashuri janë njohur në rrjete sociale. E dhanë me dëshirën e vet. Kishin dy vite që njihehsin. Neve nusja nuk na ka dalë kurrë nga dera e shtëopisë që trë thoshte pati torturë…Nusen e kam pasur shumë të rregullt, se nga kush i ka ardhur nuk di gjë. Si i thua që kjo nuse është e dhunuar….Thotë çuni do bëj hatanë që ka bërë ajo.
Djali im nuk e ka shantazhuar fare. Nuk i mungonte as edhe një gjë. I thosha “o Bruna mos bë asgjë”. Goca ka qenë e ngarkuar mnga shkolla. Nuk ma kanë lënë rehat në shkollë. Atë ditë që vrau vetene erdhi duke qarë nga shkolla dhe ka bërë atë gjënë. E ka marrë çunin në telefon dhe i tha hajde se unë kam pir helmin. Kur ka pirë fostoskinë i çoi mesazh djalit. Ai i tha mos guxo të pish fostoksinë….