Për të tretin vit radhazi, Arbër Hajdarin e shohim në rolin e opinionistit në “Big Brother VIP”. Ditën e sotme ai ishte i ftuar në “Wake Up”, ku është shprehur se angazhimi në këtë spektakël është shumë i vështirë, duke të bërë që të mos kesh shumë kohë për familjen.
E tani që është bërë edhe baba i një vajze, Arbri thotë se ‘ka patur një lloj tundimi për të qenë pjesë në program’.
Hajdari shprehet se bashkëshortja e tij dhe vajza në këto momente kanë shumë nevojë për prezencën e tij në shtëpi. Madje tregon se pas spektaklit, vajza e vogël e pret gjithmonë zgjuar.
“Angazhimi në ‘Big Brother VIP 3’ është goxha e vështirë, kërkon që pjesë të mirë të kohës t’ja dedikosh këtij programi jo vetëm kur je në transmetim, por dhe jashtë tij, për të ndjekur situatat, dinamikat, sidomos në këtë Big që 23 ditë më duken si 3 ditë për shkak të dinamikave dhe debateve. Përpara se të pranoja ftesën si opinionist i BBV kisha një lloj tundimi për të marrë pjesë në program sepse të gjithë ata që janë bërë prindër, të duket sikur po fajëson veten, për një pjesë të madhe të kohës që ti duhet të jesh larg fëmijës e bashkëshortes, që për hir të vërtetës ka vërtet nevojë për prezencën e burrit të saj në shtëpi. Vajzën e kam nga ato që nuk duan të flenë, kështu që më pret pas spektaklit të BBV”, tha opinionisti i njohur.