Familjarët e 27 vjeçares Sibela Abedini, e cila i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e pallatit ku jetonte, kanë mohuar që në foton që qarkullon me Altin Çokun, të jetë viktima.
Sipas familjarëve Tik Tok-eri me sa duket kërcënonte edhe dikë tjetër që ka dalë në foto me të, por Sibela nuk është në atë foto, pasi ajo ishte me flokë të kuqe dhe shumë e dobët.
Tezja e Sibelës në lidhje Skype për “Shqipëria Live” ka thënë se ditën që ndodhi ngjarja, 27-vjeçarja ishte shumë e qetë
“Sibela ishte shumë e qetë atë ditë. Ka vënë gocën në gjumë dhe ka ikur të pijë një cigare. Ka kërkuar punë, dhe dikush i ka thënë që do të të çoj unë që të punosh, po se kush është ky nuk e dimë. Altini i ka thënë a ka ndonjë që të pastrojë shtëpinë time, se e kam gruan shumë sëmurë.
Sibela ka shkuar 2 ditë ka pastruar. Pastaj Altini i ka thënë do të të lajmëroj prapë kur të kem punë. E kam parë foton me Altinin, por nuk është Sibela ajo se goca ishte 50 kg njeri, nuk është Sibela ime aty, se ajo është fotomontazh.
Flokët Sibela nuk i ka të zeza, por i ka të kuqe. Ato i ka nxjerrë Altini se do të mbulojë veten e vet, po nuk ka pasur shans që mbesa ime të bëjë një gjë të tillë,” tha tezja.
Më herët nëna e viktimës ka deklaruar në një emision se nëse Altin Çoku del nga burgu, ajo do ta vrasë me duart e veta.