Altin Çoku ka dalë mëngjesin e sotëm para gjykatës së Tiranës për caktimin e masës së sigurisë, në të cilën do të hetohet për veprën penale të “shkaktimit te vetëvrasjes”.
Altin Çoku ka dëshmuar para Gjykatës se rrjetin social Tik Tok nuk e përdor për gjëra të këqija, por “ha bukë me të si gjithë të tjerët”.
“Jam arrestuar në mënyrë të paligjshme sepse dihet kush e ka bërë. Foton e ka nxjerrë shtetasi A.Haxhia. Jam përdorues i Tik Tok si gjithë të tjerët. Nuk e përdor për gjëra të këqija, ha bukë me të si gjithë të tjerët. Mesazhet janë në telefonin e vajzës, të së ndjerës. Shpreh keqardhje për familjen e të ndjerës”, ka deklaruar ai.
27-vjeçarja në Kamëz të Tiranës, i dha fund jetës më 12 shkurt 2024, duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt, pasi i publikuan foto intime në TikTok. E reja që kishte një vajzë 2 vjeçe dhe punonte te shtëpia e tij si sanitare.