Një 43 vjeçare ka ndërruar jetë gjatë paradites së sotme në mjediset e Qendrës Shëndetësore numër 1 në kryeqytet.
43-vjeçarja është dërguar në këtë qendër nga shërbimi taksi, pasi u rrëzua papritur në rrugë.
E reja ishte vetëm në ato momente.Nga informacionet paraprake dyshohet se vdekja u shkaktua si pasojë e një sulmi në zemër.Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të hedhur më shumë dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes.