Një pyetje sekrete ka revoltuar Romeon në shtëpinë e Big Brother Vip. Ai është pyetur nëse ka fituar famë nga Jonida Maliqi, këngëtare me të cilën ka patur një lidhje disa vite më parë dhe tani nuk janë më bashkë.
Romeo është përgjigjur, megjithatë ai shfaqi pakënaqësi ndaj pyetjes, teksa shtoi se ai që e ka bërë është njeri pa dinjitet.
Pyetje: Romeo, a ke fituar famën duke u lidhur me Jonida Maliqin?
Romeo: Unë shikoj që ka shumë njerëz të interesuar për të shkuar në Kinë, për historinë time, sesi i kam arritur gjërat, që mua më duket dobësi ose inat.
Të gjykosh një lidhje të shkuar është arma më e dobët që njerëzit mund të kenë. Kush e ka bërë këtë pyetje e di vetë, është skuqur apo është zverdhur.
Nuk më ndikon fare kjo pyetje. Unë atë gocën e kam dashur shumë, e kam respektuar dhe këto gjëra nuk i vë në kandar.
Nëse ju shqetëson kaq shumë kjo pyetje, pse s’ma thoni. Lëreni atë gocën në shtëpinë e vetë. Njerëz pa dinjitet, njerëz bosh fare.