Përveç debateve spektakli i mbrëmjes së djeshme së Big Brother Vip është shoqëruar edhe me komplimenta dhe “thumba”.
Ka qenë Meri, ajo e cila i tha Ledionit se është një nga moderatorët më të mirë.E ky i fundit iu kthye ish-banores duke i thënë se këtë javë ka pasur mjaft komente të tilla pozitive. Më tej, Ledioni e vijoi fjalën e tij duke thënë se është vetë formati i Big Brother ai i cili të jep mundësinë që të ngrihesh në piedestal, e nëse ikën nga ai “merr për poshtë”.
Mos vallë kjo ishte një “kunjë” për veteranen e këtij formati, Arbana Osmanin? Nuk dimë ta themi, por kjo deklaratë e moderatorit është përhapur me shpejtësi në rrjet dhe shumë prej ndjekësve mendojnë që “po”.“Big Brother qenka spektakli i vërtetë i prezantimeve. Nuk ka përtej prodhimeve të tjera, nga këtu fillon e merr tatëposhtë”, tha ai.