Ngjarja tragjike që tronditi opinionin publik në Durrës vijon ende të rrethohet me shumë enigma, pasi ende nuk është zbuluar motivi i vrasjes.
Vrasja e kryefamiljarit Pëllumb Meta solli shkatërrim jo vetëm në atë famije, por edhe vajza e madhe po ndahet nga bashkëshorti i saj.
Këtë gjë e konfirmoi gazetarja Dorjana Bezat, në emsionin Top Story.
“Vajza e madhe po përballet me shkatërrimin e familjes së saj. Nuk flitej për vdekjen e vjehrrës. Në atë ambient jetojnë sot Blerina dhe e bija e Blerinës, sepse bashkëshorti po e gjykon për historinë e gjyshes dhe nënës. “Ju jeni gra që vrisni dhe nuk mund të jeni në familje”, i ka thēnë ai. Vajza e madhe i ka folur nënës, por bashkëshorti ishte kundër.
Nëna e Blerinës më bëri përshtypje kur relativizonte vdekjen, Pëllumbi nuk ka vdekur thoshte, nuk pranonte të kishte vdekur dhe vjehrra e saj qẅ e vrau ajo disa vite më parê.
Nxori vetëm disa pika gjak tha dhe hiqej sikur kishte vdekur. Gjyshi thoshte nëse janë autorë, gjykata t’i ndëshkojë.
Që në karakterin e saj të hershëm, vrasje fëmijësh, makrabitete, ngjarje të viteve 80’, pretendonte që kunatat i kishin vrarë dy vajza, që vjehrra i hante fëmijët sapo i lindte. Burri i saj ishte 80 vjeç dhe thoshte se e tradhtonte. Këto karakteristika i kishte edhe Blerina, edhe prentendonte se Pllumbi e tradhtonte,” tha gazetarja.