36-vjecari shqiptar Delin Beqiri është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e partneres së tij në Greqi.
Protothema shkruan se i riu shqiptar, prej 11 vitesh abuzonte seksualisht me vajzën e partneres së tij 50-vjeçare.
Ishte viktima e supozuar, që ka denoncuar Beqirin, dhe sipas saj, shqiptari e ka përdhunuar që nga mosha 13-vjeçare dhe se e ka filmuar.
Në një prononcim për protothema.gr dhe deklaroi se nëna e saj, e arrestuar gjithashtu, nuk ishte në dijeni të këtyre veprimeve.
“Nëna ime nuk kishte njohuri për të gjitha këto. Ajo nuk dinte asgjë. Atë që ka bërë e ka bërë në fshehtësi. Ai ishte kokëfortë dhe xheloz sa herë më shihte duke dalë me miqtë dhe mamaja ime i hidhte kunja për të kuptuar pse ishte i tillë.Nuk kisha folur me të sepse nuk doja ta mërzisja”, deklaron 25-vjeçarja.