Pista kryesore e hetimit është ajo e kontrollit të territorit mbi trafikun e drogës dhe të prostitucionit, dyshohet se është pista kryesore e përplasjes me armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Frosinone të Italisë, ku një shqiptar humbi jetën dhe tre u plagosën. Lidhur me ngjarjen në pranga u vu një 23-vjeçar shqiptar, dëshmia e të cilit ka ngritur një pistë të re hetimi se pse ka ndodhur ngjarja e rëndë.
Mikea Zaka thotë se me viktimën, 27-vjeçarin Kasen Kasmin kanë pasur një konflikt për një vajzë, ndërsa thekson se ai është sulmuar ndaj ka qëlluar për vetëmbrojtje.
“Isha në bar me miqtë e mi kur u afrua një Lancia Y10. Menjëherë pashë Ervinin dhe vëllain e tij Kasen që po vinte drejt meje në mënyrë kërcënuese ”, ka rrëfyer 23-vjeçari.
Më pas në prani edhe të avokatit ajo ka vazhduar duke thënë: “Me Kasen kam pasur një mosmarrëveshje të vjetër për arsye sentimentale për shkak të një vajze”.
Mediat italiane raportojnë se ka dyshime nga ana e hetuesve në lidhje me këto deklarata të autorit të dyshuar, pasi pista kryesore është ajo e kontrollit të territorit për trafik droge.
“Kur të katërt iu afruan tavolinës sonë – vazhdoi i arrestuari – menjëherë na sulmuan me fjalë dhe filloi një sherr. Në atë moment mora armën dhe qëllova, por për të mbrojtur veten”, tha Mikea Zaka.