Bruno Çobo, 28-vjeç është ekstraduar sot nga Dubai. Ne kemi siguruar foton e të riut, i cili akuzohet nga SPAK për grup të strukturuar kriminale, ndërsa dyshohet se ka përftuar nëpërmjet mashtrimit me anë të bursave, deri në 4.7 mln euro.
Ekstradimi i parë nga Dubai/ Me pranga në duar i shoqëruar nga dy policë, momenti kur Bruno Çobo mbërrin në Rinas
Bruno Çobo, i shpallur në kërkim nga SPAK për mashtrim në bashkëpunim me 16 persona të tjerë është deportuar sot nga Dubai, ekstradimi i parë që ndodh mes dy vendeve.
Ai akuzohet për veprat penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Grupi operonte përmes një call centeri në Tiranë të cilët kontaktonin qytetarë në Itali. Personat kontaktoheshin nëpërmjet telefonit, u propozohej blerja on line e aksioneve “Amazon” me premtimin e pa vërtetë të fitimit të shumave të majme dhe të shpejta.Në momentin që klienti në dijeni pranonte nënshkrimin e investimeve, i dërgohej një e-mail që përmbante një link nëpërmjet të cilit lidheshin për të filluar blerjen e titujve.