Forca të shumta policie kanë zbarkuar në Sauk, ndërsa janë në kërkim të të shumëkërkuarit Eljon Hato.
Mësohet se policia ka gjetur makinën e Eljon Hatos, ndërsa është vënë pas për ndjekjen dhe arrestimin e tij. Eljon Hato është shpallur në kërkim si i dyshuar në dosjen ‘Metamorfoza’, ndërsa njihet edhe si ‘ushtar’ i Ervis Martinajt.
Hato ka qenë i përfshirë në vrasjen e bujshme në zonën e ish-bllokut në vitin 2018, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha.
Hato mbeti i plagosur në përplasjen me armë brenda lokal “Monopol”, u arrestua nga policia, por më pas disa kohësh u la i lirë. Më 12 maj të vitit 2014, Eljon Hato, asokohe 24 vjeç nën efektin e alkoolit ka vrarë një moshatarin e tij pas një sherri banal. Emri i Hatos doli dhe në përgjimet në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’.