“Nuk do të pres më!”- Arjola Demiri flet një herë e mirë për shtëpinë e premtuar nga BBV

Një nga çështjet që i ka bërë më së shumti konfuzë teleshikuesit e “Big Brother VIP” është çështja e shtëpisë që iu premtua Arjola Demirit.

Për pak muaj bëhen dy vite qëkur aktores iu premtua shtëpia, mirëpo kjo gjë nuk është realizuar ende.

Duke qenë se ka kaluar kaq shumë kohë, publiku ka menduar se në fakt e gjithë situata ka qenë vetëm për show dhe se Arjolës nuk i është dhuruar me të vërtetë një shtëpi.

Mirëpo, aktorja i ka mohuar fjalët duke thënë se është në pritje dhe premtimi të përmbushet.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në programin “Natën me Aulonën”, ku pas shumë dyshimeve është shprehur se është më afër se kurrë për t’u futur në shtëpinë e re.

Arjola u shpreh se tashmë nuk do të presë më aq sa ka pritur dhe se ka filluar të merret me arredimin e shtëpisë.

Mirëpo, diçka të tillë aktorja e ka thënë edhe në mars të vitit 2022, tek u shpreh se është duke zgjedhur ngjyrat e kuzhinës dhe të dhomave.

Gjithashtu vitin e shkuar ajo bëri me dije se shtëpia do të përfundojë në qershor të 2023, megjithatë nuk ka rezultuar kështu!

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *