Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 18-vjeçarit, Aurelio Dervishi, mbrëmjen e ditës së dielë në Shkozë.
E ftuar në Euronews Albania, gazetarja e kronikës Aida Topalli, zbuloi dhe dnamikën e krimit të rëndë.
Shkak për zënkën është bërë e dashura 15-vjeçare e viktimës e cila më parë kishte qenë e lidhur me 1 nga 4 djemtë që u përfshinë në konflikt me 18-vjeçarin.
Topalli theksoi se shokët që viktima kishte në makinë janë larguar menjëherë nga vendngjarja, përfshirë dhe vajzën në fjalë.
Ajo shtoi se gjatë bisedës me mjekët i kanë pohuar se nëse i riu do të ishte çuar pak më herët në spital, ai do të kishte mbijetuar.
“Tashmë zyrtarisht e konfirmuar nga policia është një 15-vjeçar autori i vrasjes me thikë të Aurelio Dervishit. Ajo që është tejet e rëndë është jo vetëm mënyra se si ky 15-vjeçar e ka goditur me thikë 18-vjeçarin, por edhe fakti se si shokët që ishin në makinë me Aurelio Dervishin fillimisht janë larguar, por dhe në momentin që ka vajtur policia nuk janë treguar aspak bashkëpunues, duke bërë që të jetë i pamundur dhe identifikimi I viktimës. Kanë qenë kalimtar të rastit që kanë lajmëruar ambulancën. Nga biseda që unë kam pasur me ata që e pritën në qendrën spitalore “Nënë Tereza” më thanë se nëse ky djalë do të kishte ardhur më herët atëherë do të ishte e mundur të shpëtohej. Nëse shihen pamjet filmike Aurelio Dervishi ka tentuar ta mbajë vetë plagën me dorë, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Vajza që ka qenë në shoqërinë e Aurelio Dervishit ka qenë ish e dashura e një prej personave që ishin në makinën tjetër”, tha gazetarja.