Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku një 24 vjeçar është arrestuar pasi u denoncua nga e motra.
Artur Qokaj akuzohet se ka dhunuar të renë dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.
“Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shkodër kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Q., 24 vjeç, pasi ka dhunuar motrën e tijë, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me të”, njofton policia.