Eneda Tarifa shtatzënë me Gent Laskun? Flet miku i saj

Nën magjinë e dritave të një skene madhështore, Joni Peçi erdhi me koleksionin e tij më të ri për vitin 2025. Në këtë pasarelë, nuk munguan as personazhet publikë.

Në një intervistë për emisionin “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan, ai tregoi se si ia bëri ftesën Eneda Tarifës që të dilte çift e gjithashtu, hodhi poshtë aludimet se ajo është shtatzënë.

Orinda Huta: Si ia bëre ftesën Enedës që të dilte çift? Është dalja e tyre e parë në çift.

Joni Peçi: Unë ia bëra ftesën Enedës dhe ka qenë një moment kur po aludohej, që po thuhej Eneda është shtatzënë apo nuk është shtatzënë.

Orinda Huta: Hë?!

Joni Peçi: Jo nuk është shtatzënë, por unë them që nuk është shtatzënë.

Orinda Huta: Ti e thua, e konfirmon që nuk është shtatzënë?

Joni Peçi: Jo nuk e konfirmoj, por mendoj që nuk është sepse do kishte pasur probleme gjatë sfilatës. E ftova dhe Eneda bashkë me Gentin e pranuan me kënaqësi shumë të madhe ftesën. Nuk kishin dalë ndonjëherë në sfilatën time.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *