Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Kalivaç në Pogradec. Sipas informacionit të policisë, rezulton se trupi i cili ishte dekompozuar i përket një shtetasi, i cili prej 4 muajsh ishte zhdukur dhe familja e kishte denoncuar.
Sipas deklarimit të familjarëve, 46-vjeçari me iniciale D.H vuante nga probleme të shëndetit mendor.
“Më datë 09.04.2024, rreth orës 07:45, në fshatin Kalivaç, është gjetur trupi i pajetë (i dekompozuar) i shtetasit D. H., rreth 46 vjeç, banues në Kalivaç. Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij, para 4 muajsh, dhe nga deklarimet e familjarëve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.