I rrëmbyen djalin, familjarët e burrit të ndjerë hedhin akuza ndaj nuses: Nuk i jepte ilaçet djalit, ishte i ftohur prej 7 muajsh

Vëllai i Barie Gjunit, gjyshes që rrëmbeu nipin 3-vjeçar dhe ia riktheu nuses pas gati një jave, ka hedhur akuza ndaj 23-vjeçares Ile Gjuni duke u shprehur se gjithçka e bën për para.
Në një lidhje telefonike në emisionin “Me zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ai iu drejtua 23-vjeçares duke u shprehur se: “O Ile e dimë qe e ke bërë për para. Në momentin kur mori paratë e siguracionit të bashkëshortit të ndjerë filloi të lejonte gjyshërit të shikonin nipin, se më përpara nuk i lejonte”.

Ai theksoi se Ile Gjuni nuk e ka lejuar gjyshërit të shihnin nipin pas largimit nga banesa e tyre pas vdekjes së bashkëshortit, Avni Gjuni.

I vëllai i Baries deklaroi se e motra kishte dërguar nipin 3-vjeçar për ta vizituar pasi ishte me kollë dhe kur i dërgoi ilaçet nuses së saj, sipas tij, kjo e fundit ia kishte hedhur në kanal.

I vëllai i Barie Gjunit: “Nuk quhet rrëmbim, se ka marrë për të mos e kthyer më. Motra thjesht e ka marrë për t’i vazhduar ilaçet pasi e vizitoi tek doktori, fëmija doli i ftohur, i sëmurë. I mori ilaçet, ia çoi nënës së tij dhe i tha ‘fëmija ka dalë i ftohur, ka 7 muaj me kollë, e vizituam ne, ja ku i ke ilaçet a mund t’ia japësh?’. Motra ime ia ka blerë vetë ilaçet, por zonja i ka hedhur në kanal. Ka thënë ‘fëmija nuk është i sëmurë, s’ka nevojë që ta vizitoni ju’. Nga kjo është arsye është detyrua motra që të marrë fëmijë dhe në policinë e Durrësit e ka dorëzuar me ilaçet që ia vazhdonte çdo ditë.

Kjo është arsyeja që e ka marrë, thjesht për t’i dhënë ilaçet fëmijët. Nuk e ka rrëmbyer, ka ardhur me çantën e ilaçeve, edhe dhëndri ia ka treguar policisë.

Ajo është treguar shumë e keqe, mbas vdekjes së djalit rreth 2 muaj e gjysmë s’kanë pasur të drejtë gjyshja dhe gjyshi për ta vizituar, arsyet ajo i di vetë. E gjithë familja i kemi shkuar për të biseduar, se boll fëmija humbi babën, fëmija do dashuri e jo para. Ilja i thoshte motrës 24 orë që t’i fëmijën nuk ke për ta parë kurrë, mbas disa kohësh me ndërhyrje të tjerë ranë dakord që ta shikonin të shtunën e të dielën nga 3 orë fëmijën, kjo është e vërteta që të gjithë e dinë. Më vjen turp që ta them unë të vërtetën nga Belgjika, kur e dinë të gjithë. Motra kërkonte që nipi të flinte tek shtëpia e saj, por ajo nuk pranonte. E detyroi motrën që ta mbante. I kam shkuar nga Belgjika në shtëpi për këtë punë, i kam thënë ‘lëri ato budallëqe, se fëmija do dashuri, si nga ana jote ashtu edhe nga ana e gjyshërve’.

Nuk di që do të fejohej. Kur ka qenë nipi im gjallë, Ilja është trajtuar si princeshë nga motra ime. Ti vijë turp, e di mirë që nuk e ka marrë për të mos e dorëzuar. Thjesht kërkonte që nipi të shkonte të flinte një fundjavë tek shtëpia e tyre.

O Ile e dimë qe e ke bërë për para. Momenti kur ka lindur Amari deri në vdekjen e babait të tij, ka jetuar me motrën time. Shko hiqi denoncimet, lëri budallëqet, hyr në dialog që fëmija të ketë dashuri nga të dyja familja. Në momentin kur mori paratë e siguracionit të bashkëshortit të ndjerë filloi të lejonte gjyshërit të shikonin nipin, se më përpara nuk i lejonte. Kush e rriti fëmijën. Është turp që ta sillte këtë çështje, mjafton që t’i jepte ilaçet djalit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *