Në Pediatrinë e Korçës së fundi janë regjistruar 8 raste të fëmijëve të prekur nga sëmundja që njihet si kolla e mirë.
Sëmundja është shfaqur pas shumë vitesh ndërsa fëmijët e prekur janë të moshës 1 muaj deri në 2 vjeç. Sipas shefit të pediatrisë Robert Rado 4 prej rasteve janë mbajtur të shtruar në spital si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore ndërsa shkak për rikthimin e sëmundjes pas kaq vitesh sipas tij, mbetet mungesa e vaksinimit ose zgjedhja e vaksinave që blihen nga jashtë nga prindërit të cilat janë joqelizore dhe kanë nivel më të ulët mbrojtje.
Sipas mjekut vetëm një prej rasteve, ku fëmija ka qenë i pa vaksinuar është dërguar drejt Tiranës ndërsa ai apelon që prindërit të vaksinojnë rregullisht fëmijët, pasi kolla e mirë paraqet rrezik për shëndetin e fëmijëve.