Sherr me thika mes shoferëve për radhën e skanerit në Kapshticë, një i plagosur

Një ngjarje e pazakonshme ka ndodhur mesditën e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Shkak i kësaj ngjarje janë bërë dy drejtues mjetesh të tonazheve të rënda të cilët mësohet se do të kalonin nëpërmjet pikës së kalimit kufitar në anën tjetër të kufirit.

Te dy drejtuesit e mjeteve kanë qenë duke pritur në radhë për të kaluar në procesin e skanimit para se të vijonin procedurat në policinë kufitare të Kapshticës.

Pikërisht këtu ka filluar dhe debati mes dy drejtuesve të mjeteve të cilët e kanë patur të vështirë të zgjidhin radhën me fjalë dhe njeri prej tyre me iniciale Artur Arapaj ka vënë në përdorim një mjet të ftohtë të llojit thikë duke sulmuar drejtuesin tjetër të mjetit të tonazhit të rëndë Julian Todhe, edhe ky nga kryeqyteti, duke e lënë të plagosur

Policia tha se i plagosuri ndodhet në spitalin e Korçës për trajtim të specializuar mjekësor ndërsa agresori është shoqëruar në mjetet e komisariatit të Devollit për ty pyetur për shkaqet e ngjarjes së ndodhur.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *