Mori peng fëmijët dhe qëlloi me automatik, djali i mitur i Aleks Markut: Babi tha se erdhi armiku

Kanë dalë të tjera detaje nga ngjarja që ndodhi në Durrës ku Aleks Marku, nën efektin e drogës, mbante peng 2 fëmijët dhe qëllonte me kallashnikov për disa orë.

Mësohet se 40-vjeçari me 2 fëmijët kishin disa ditë që kishin ardhur në Durrës dhe ishin vendosur në një apartament me qira ditore i cili gjendet të “Përroi i Agait”. Nga ana tjetër, grupi hetimor ka marrë në pyetje fëmijët në prani të psikologes ku kanë deklaruar se kanë qenë në gjumë kur babai i tyre nisi të thërrasë se po sulmoheshin nga armiku.

“Kemi qenë në gjumë kur babai nisi të thërrasë se po sulmoheshin nga armiku. Ai thoshte armiku po vjen te dera dhe qëllonte me armë nga ballkoni. Edhe kur erdhi policia ai thërriste dhe qëllonte”, mësohet të kenë deklaruar ata.

Ndërkohë mësohet se gjendja mendore e 40-vjeçarit nuk është e qendrueshme dhe ai do ti nënshtrohet vizitave mjekësore. Bashkëshortja, e cila kur ka ardhur nga Italia, i ka gjetur fëmijët në polici. Mësohet se ajo ka qenë me dy urdhra mbrojtjeje.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *