Një 27-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga çatia e banesës që po rregullonte, në Maliq.
Për pasojë ai ka marrë dëmtime trupore dhe është transportuar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.
Ndërsa pronari i banesës, ndodhet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 31.05.2024, rreth orës 13:15, në fshatin Pirg, Maliq, shtetasi K. M., 27 vjeç, banues në Pirg, duke rregulluar çatinë e banesës së shtetasit R. Z., dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga çatia dhe ka marrë dëmtime trupore. Aktualisht 27-vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës në kujdesin e mjekëve.
Ndërsa pronari i banesës, ndodhet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes